Fitorja në derbi, flet Gerrard: Moment historik, krenar për lojtarët!

schedule19:53 / 29/12/2019

Rangers arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme në trasnfertën e Celtic. Të besuarit e Steven Gerrard mposhtën 1-2 rivalët e përjetshëm në shtëpinë e tyre. Trajneri Gerrard foli me elozhe për ekipin e tij pas ndeshjes dhe beson te titulli kampion.

“Jam shumë i emocionuar dhe ju mund ta shihni te reagimi që pata në përfundimin e takimit. Është një moment historik për klubin dhe ekipin. Pas shumë vështirësive duket se jemi rikthyer aty ku e kemi vendin,” deklaron tekniku anglez.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur për performancën që djemtë treguan në fushën e lojës. Kemi shumë respekt për Celtic, janë një ekip i madh mjafton të shikoni se çfarë kanë arritur në vitet e fundit. Kjo fitore na jep edhe më shumë besim në rrugën tonë,” mbyll Steven Gerrard. /abcnews.al

schedule19:53 / 29/12/2019