Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fitorja false e Kurtit në veri/ LVV mori Mitrovicën e jugut, por Lista Serbe fitoi 10 komuna

schedule11:37 - 10 Nëntor, 2025

schedule 11:37 - 10 Nëntor, 2025

VetëVendosja mori Mitrovicën e Jugut, pas një investimi të gjatë të Albin Kurtit dhe shpurës sëë vet ministrore.

Nga aty ai artikuloj gjatë fushatës se kjo komunë, është vendi nga ku nis ndryshimi për veriun e Kosovës, ku autoritetet në Kosovë po dëshmojnë se po rivendosin kontrollin në të gjithë territorin, dhe ku nisi ndërtimin e dy urave mbi Ibër si dëshmi e bashkimit me veriun.

Po kjo në fakt është një fitore pa shije dhe një pasqyrim përgjysmë i realitetit. Lista Serbe rifitoj kontrollin në 10 komuna të vendit, nga 38 në total.

Ajo mori tërësisht veriun,  pas vendimit për t’u futur në garë në këto zgjedhje.

Lista serbe me urdhër të Beogradit u largua nga institucionet në 2023, kur edhe u mbajtën zgjedhje të pjesshme, por Vuçiç e kuptoj shpejt që ky ishte një veprim i nxituar dhe u rikthye fuqishëm në këtë garë, të cilen ai e përshëndeti edhe në raundin e parë të lokaleve më 12 tetor.

Cili është tani kuptimi i një retorike nacionaliste dhe a do ta lexojnë sic duhet këtë rezultat udhëheqësit e VetëVendosjes?

Kjo ka pak gjasa të ndodh, pas Kurtit i duhej “Mitrovica e jugut” si kalaja politike mbi të cilën do të ndërtoj ndoshta një fushatë të gjithë për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, që nuk mundi t’i fitoj me 9 shkurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!