Fitorja e Liverpool ndaj Norwich, Alisson vendos rekord të pabesueshëm

schedule21:04 - 15 Shkurt, 2020

schedule 21:04 - 15 Shkurt, 2020

Portieri i Liverpool, Alisson Becker, është një ndër më të mirët në botë dhe ndeshje pas ndeshje, po tregon të gjitha aftësitë e tij. Në Premier League, gardiani ka luajtur 18 ndeshje dhe ka arritur ta mbajë rrjetën e paprekur në 10 prej tyre, një rekord absolut në futbollin anglez.

Kur janë luajtur 26 javë kampionat, portierët e tjerë kanë ndeshje më shumë se braziliani, por është pikërisht Alisson ai që ka arritur i pari të mbajë 10 rrjeta të paprekura, normalisht duke u ndihmuar dhe nga një mbrojtje fantastike e të kuqve./abcnews.al