Fitore e madhe e femrave të Vllaznisë, kualifikohen më tej në Champions League

schedule23:11 - 20 Gusht, 2021

schedule 23:11 - 20 Gusht, 2021

Vllaznia e femrave ka arritur sot të përsërisë suksesin e madh të kualifikimit në raundin final të turneut eliminator të Champions League. Përballë ditën e sotme ishin hungarezet e Ferencvarosi, të cilat iu dorëzuan penalltive në fund të ndeshjes.

Koha e rregullt u mbyll me shifrat 0-0, teksa e njëjta gjë ndodhi edhe në shtesa dhe u desh goditja e penalltive për të vendosur fituesin. Portierja Ana Rosa James-Buhigas, e ardhur së fundmi në Shkodër, ishte heroina e kësaj ndeshje.

Ajo priti dy penallti, ndërsa një të tretë lojtaret hungareze e nxorën jashtë. për shkodranet u treguan të sakta Gjini, Franja dhe Berisha, duke i dhënë një tjetër sukses të rëndësishëm klubit shkdoran dhe futbollit të femrave në vendin tonë. /abcnews.al