Fitoi zyrtarisht lirinë, Britney Spears zotohet të hakmerret ndaj babait të saj

schedule15:56 - 14 Nëntor, 2021

schedule 15:56 - 14 Nëntor, 2021

Britney Spears është zotuar të padisë të atin për abuzim pasi më në fund është liruar nga kujdestaria. Ylli i muzikës pop falenderoi fansat që udhëhoqën lëvizjen “Free Britney” pasi gjykata i dha fund marrëveshjes 13 vjeçare.

O Zot i madh, i dua çmendurisht fansat e mi. Mendoj se do të qaj pjesën tjetër të ditës. Dita më e mirë ndonjëherë.“, u shpreh këngëtarja. 39-vjeçarja është zotuar të padisë babain e saj, Jamie për “shpërdorim të kujdestarisë”.

TRIUMFANT: Britney Spears, djathtas, në një foto që postoi në internet pas fitores së saj

Ajo fajëson babanë e saj që i shkatërroi jetën për 13 vitet e fundit. Ai kishte kontroll të plotë mbi gjithçka, nga financat deri tek fakti nëse ajo mund të kishte më shumë fëmijë. Ajo është e çmendur dhe mund të shohësh një padi të ngritur kundër Jamie Spears shumë shpejt.

Mbështetësit jashtë gjykatës Stanley Mosk në Los Anxhelos më 12 nëntor pasi gjyqtari miratoi zyrtarisht procesin e përfundimit të kujdestarisë së diskutueshme që ka kontrolluar jetën e yllit të popit Britney Spears për 13 vitet e fundit.

I ati ka mohuar akuzat duke thënë se pasuria e vajzës së tij prej 60 milionë dollarësh ishte mbrojtur nga ai. Jamie u bë kujdestar në 2008 pasi këngëtarja luftoi me problemet e shëndetit mendor. Avokati i saj, Mathew Rosengart tha: “Ajo që do të ndodhë më pas është në dorën e një personi – dhe kjo është hera e parë që mund ta themi këtë në një dekadë – varet nga Britney.” /abcnews.al