Fitoi Golden Boy 2020, Haaland: Falenderoj ata që më votuan, ky trofe është inspirim

schedule19:10 - 22 Nëntor, 2020

schedule 19:10 - 22 Nëntor, 2020

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Braut Haaland, fitoi çmimin “Golden Boy 2020” që jepet nga gazeta italiane “Tuttosport”. Trofeu i jepet lojtarit më të mirë nën moshën 21 vjeç që luan në kampionatet më të forta të Europës. Pak çaste më parë Haaland tërhoqi çmimin dhe ka disa fjalë përmes një video në “Instagram”.

“Jam shumë i lumtur që të nderohem me çmimin e Golden Boy 2020. I falenderoj të gjithë ata që më votuar mua. Ky trofe është një inspirim i vërtetë për të punuar më shumë dhe të bëj më të mirën time në fushë”, deklaron Haaland në video.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erling Braut Haaland (@erling.haaland)

Kujtojmë që norvegjezi mposhti emra si Jadon Sancho që e ka dhe shok skuadre; mbrojtësin e Bayern Mynich, Alphonso Davies; sulmuesin e Manchester United, Mason Greenwood si dhe talentin e Barcelonës, Ansu Fati. /abcnews.al