Lëvizje në dalje te Vllaznia dhe Egnatia. Fahrudin Djurdjevic e ka mbyllur bashkëpunimin me shkodranët pas një sezoni.
Sulmuesi e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale dhe thekson se ka qenë një nder që ka veshur fanellën e Vllaznisë.
Nga Egnatia janë konfirmuar dy largime të tjera: “Klub Futboll Egnatia njofton se ka mbyllur bashkëpunim me dy mbrojtësit Franc Ymeraliaj dhe zv kapitenin Ilir Allmuça. Klubi i falënderon lojtarët për kontributin e dhënë”. / abcnews.al