“Financieri” i Habilajve, përgjimet e reja/Bisedat për “çimkën” në makinë

schedule16:02 - 18 Nëntor, 2017

schedule 16:02 - 18 Nëntor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda zbardh vendimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Nezar Seitin. Verdikti që i preu shpresën për ekstradim të dyshuarit si “financier” i grupit të Habilajve zbardh përgjime të reja të kryera nga hetuesit italianë në harkun e pesë viteve.

Gjykata për Krimet e Rënda zbardh vendimin që la në paraburgim Nezar Seitin, të dyshuarin si “financier” të grupit të Habilajve. Në vendimin e arsyetuar dalin në dritë përgjime të papublikuara, pjesë e akteve të dosjes hetimore italiane kundër grupit kriminal të trafikut të drogës që dyshohet se drejtohej nga Moisi Habilaj.

I tillë është përgjimi ambiental i kryer në 2 shtatori 2014 në mjetin e Moisi Habilajt. Mes tij dhe dy pasagjerëve Florian Habilaj e Nezar Seitit diskutohet për trasnportimin e një shumë prej 200 mijë eurosh, që do të fshiheshin në automjet. Duke iu referuar prerjes së kartmonedhave, Nezar Seiti thotë që “nëse janë 100-she janë të mira”. Florian Habilaj i thotë që janë 20-ëshe, ndërsa Nezaroi ia kthen “nëse janë 20-she na mori lumi”. Dhjetë minuta më vonë, ata kërkojnë hapësira të fshehta në automjet. Nezari thotë: “Do i ngecim nga mbrapa sediljes dhe do ta mbyllim bram-bram.

Në një tjetër përgjim të muajit shkurt 2017, Moisi Habilaj, Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj kanë vënë rë një pajisje të dyshimtë në mjetin e tyre. Mes psherëtimesh dhe mallkimesh ata tentojnë ta heqin, ndërsa dikush mendon se ajo është pjesë e tapicerisë. “Këtu nuk ka shanse. Vetëm të shkatërrojmë  makinënë, ta heqim tapicerinë e lartme, ta heqim dhe t’ia ccojme”, shprehet Seitaj. “Po ata janë doktorë”, vazhdon Maridian Sulaj, pasi bashkëbiseduesit konstatojnë se pajisja e dyshimtë është ngjitur ne mjet. Biseda mbyllet mes Sulajt dhe Moisi Habilajt, kur i pari kërkon të shkojnë dikur për të hequr fiksimin e tij. “Lërë se e gjej unë, lërë fare” e mbyll Habilaj.

Nezar Seiti u arrestua në Vlorë në 19 tetor në zbatim të një urdhër –arresti të Gjykatës së Katanias. Për të u regjistrua një procedim penal edhe në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Masa “arrest në burg” preu shpresën e tij për ekstradim në Itali, fakt për të cilin ai ka dhënë pëlqim. /abcnews.al

https://youtu.be/YkG5ix2cknY

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!