Fituesja e 58 çmimeve ndërkombëtare regjisorja kosovare Lendita Zeqiri rrëfen për “Abc Neës” detaje rreth filmit “Shpia e Agës”, i cili do të ketë premierën më 26 shtator në Tiranë. Në qendër të filmit është përdhunimi i grave në luftën e Kosovës. Premierën botërore e pati në festivalin ndërkombëtar të “Karlovi Varit” të Çekisë.
Lendita Zeqiri është kineastja kosovare e cila e ka çuar Kosovën në 300 vende të botës dhe ka sjellë në shtëpi mbi 58 trofe në festivalet më të rëndësishëm. Madje ka marrë 3 konfirmime për garën në Oskar me filmin e shkurtër artistic “gardhi.” Tashme ajo e ka nis me sukses edhe rrugëtimin në filmin e parë artistik “ “Shpia e Agës”. Për një orë e 40 minuta ajo rrëfen një temë të fortë, e cila ka të bëjë me përdhunimin e grave në kohën e luftës së Kosovës.
Qëllimi kryesor ka qenë që filmi të dialogojë me publikun. Regjisorja dhe skenaristja Lendita Zeqiri sfidon veten edhe në aspektin kohor.
“Shpia e Ages” i ka marrë 6 vite punë intensive dhe vlerësime nga kritika që në premierën botërore.
Gjatë karrierës së saj artistike deri tani ka realizuar 10 filma artistik të metrazhit të shkurtër dhe një i gjatë. Por si trampolin suksesi ajo rendit filmin “Ballkoni”.
Kujton se komisioni në fillim filmin” Shpia e Ages” është gjykuar si shumë zhargon, por ajo nuk harron mbështetjen që mori nga i ndjeri Gjergj Xhuvani.
“ Shpia e Ages” do të ketë premierën në Tiranë më 26 shtator, ndërkohë që filmi është pjesë e festivaleve më të rëndësishëm botërorë. /ABC News Albania 24/7