Fillon gjyqi i Benzema, akuzohet për santazh ndaj Valbuena

schedule17:15 - 20 Tetor, 2021

schedule 17:15 - 20 Tetor, 2021

Karim Benzema është paraqitur në gjykatën e Francës si akuzuar për bashkëpunim në një përpjekje për të shantazhuar Mathieu Valbuena për një seks skandal, që ishte gjetur në telefonin e tij.

Rasti daton në qershor të vitit 2015, kur dy futbollistët ishin në një kamp stërvitor në Francë.

Ai është në gjyq me katër persona të tjerë të akuzuar për përpjekjen për të shantazhuar Valbuenën, i cili i tha gjykatës të mërkurën se futbolli ishte jeta e tij.

“E dija se nëse do të dilte ajo video, do t’i vështirësonte gjërat me ekipin francez”, ka thënë ai.

Zouaoui u tha gazetarëve se e kishte shpërndarë videot, por kurrë nuk kishte pasur një përpjekje për të zhvatur para.

Mathieu Valbuena ka thënë se Younes Houass e kishte kontaktuar si shenjë kërcënimi, me këtë të fundit që i tha gjykatës se lojtari po vepronte sikur të mos kishte asgjë të keqe dhe ai e kishte paralajmëruar atë për seriozitetin e çështjes, pa kërkuar para. /abcnews.al/