FIllim i vështirë, trajneri i njohur i Premier League rrezikon seriozisht shkarkimin

schedule21:10 - 5 Tetor, 2022

schedule 21:10 - 5 Tetor, 2022

Fundi i epokës për Ralf Hasenhoutl te Southampton ? Trajneri 55-vjeçar, me origjinë nga Austria, ka shumë gjasa të përfundojë së shpejti nga drejtimi teknik i “shenjtorëve” pas katër vitesh.

Ralf Hasenhoutl  po paguan për fillimin e dobët të sezonit të Southampton, me skuadrën që ka vetëm 7 pikë nga 8 ndeshje dhe qëndron +3 larg vendit të fundit, shkruan abcnews.al.

Skuadra nuk po performon mirë, ndërsa ka vetëm dy fitore dhe ka mbrojtjen e gjashtë më të keqe në ligë. Ditët në vijim janë kritike dhe mbetet për t’u parë vendimi i administratës.

Në ditët në vijim është ndeshja e vështirë jashtë fushe kundër Manchester City dhe më pas ajo ndaj West Hamit që do të vendosë shumë për të ardhmen e trajnerit 55-vjeçar. /G.D abcnews.al/

The Ralph Hasenhuttl comments that will delight Southampton fans over the  future of the club - HampshireLive