Figura e Skënderbeut në sytë e artistëve të rinj

schedule15:29 - 26 Shkurt, 2018

schedule 15:29 - 26 Shkurt, 2018

Ekspozita “Gjergji i Kastriotëve” bën bashkë  punimet e 16 piktorëve  në Qendrën Rinore të Tiranës. Perceptimet e të rinjve rreth Skënderbeut vijnë nga realizmi deri tek surrealizmi me gjuhën e pikturës.

Ky është Skenderbeu në sytë e artisteve të rinj, realizimi i këtyre punëve nuk ka qenë e lehtë, pasi ata pranojnë se dokumentimi i historisë, krijon ngërç dhe të mban peng të figurës, e rrëfyer përmes historisë.

Figura e Skënderbeut mbi kalë eshte me dominante, por përtej figurës reale e njohur nga gravurat, ka edhe përpjekje për të pasqyruar në forme sureale, përmes simbolikës siç është mali i Skënderbeut realizuar nga  Klaudio Garunja.

Artenida Alija ka preferuar të sjellë të rënët në beteja, ndërkohë që  Skënderbeun e sjell si hije dhe të gjithë tablon e dominojnë nuancat e kuqe.

Por teknikat janë nga më të ndryshmet Endri Beqo në skulpturën grafike. Nëse fjala më e njohur e Skënderbeut ishte “Lirinë nuk jua solla unë, por e gjeta këtu mes jush”, unë dua të shpreh diçka tjetër që në atë çka luftoi Skënderbeu unë e shtoj, ajo është “Artin nuk jua sollëm ne, por e gjetëm këtu mes nesh”.

Ekspozita është e ndërtuar nga zhanre dhe teknika të ndryshme të artit pamor, si skulpturë, vizatim, pikturë, video art, art dixhital dhe më gjerë. “Artistët kanë  qenë të lirë të shprehë emocionin dhe imagjinatën e tyre, por ka edhe nga ata të cilët i kanë lejuar vetes të paralelizojnë periudhat me ngjarje të trazuara të  ndodhura nën moton “Shqipëria nuk është fushë me lule”.

Kjo ekspozitë vjen në kuadër të vitit të Skënderbeut si një bashkëpunim mes artistëve të rinj dhe qendrës rinore. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!