Këta këmbësorë duhet të ndërmarrin çdo ditë një aventurë të rrezikshme për të kryer punët e përditshme. Janë banorë te Zhupanit dhe Drizës, vetëm disa kilometra larg Fierit
Në mungesë të hapësirave anësore për këmbësorët kjo është e vetmja rrugë nga ku mund të kalojnë banorët e zonës.
Këta të fundit e shohin si një rrezik me të cilin janë të detyruar të bashkëjetojnë pasi askush nuk i dëgjon ankesat e tyre
“S’ka as vija të bardha, asgjë këtu. S’kemi ku të kalojmë ndryshe. Ka pasur aksidente.”
Megjithëse një pjesë e qarkullimit tani kalon nga “bypassi” i Fierit, rruga që lidh Fierin me fshatrat e Cakranit dhe Levanit ka frekuentim të lartë automjetesh
Bashkia e Fierit nuk mund të ndërhyjë duke qenë se kjo është rrugë nacionale.
Vendosja e mbikalimeve për këmbësorët përgjatë këtij aksi sipas ekspertëve të sigurisë rrugore mund të reduktojë rrezikun e aksidenteve por për ky është një investim që duhet ta ndërmarrë Autoriteti Rrugor. /abcnews.al/