Fier, një muaj festë e teatrit

schedule14:01 - 1 Maj, 2019

schedule 14:01 - 1 Maj, 2019

Pas rikonstruksionit të Teatrit “Bylis”, 30 netë magjike do të gjallërojnë skenën e teatrit fierak. Trupat më të mira teatrore vendase, Italia dhe Mali i Zi, do të ngjisin në skenë aktorët më të njohur të artit skenik.

Një godinë e rikonstruktuar, një skenë e re, sallë bashkëkohore, foni dhe ndriçim modern, kushte të mira për aktorët dhe spektatorët. Pritja rreth 1 vit e gjysmë e artdashësve fierakë pa teatrin dhe skenën e tyre mesa duket ia ka vlejtur.

Teatri “Bylis” i Fierit rikthehet me gjithë magjinë e tij: me një festë të vërtetë teatrore: një muaj plot me shfaqje të trupave më të mira teatrore shqiptare, italiane dhe nga Mali i Zi.

Fatin për të nisur “epokën” e re të teatrit “Bylis” e ka pasur regjisori i mirënjohur shqiptar, Gëzim Kame. Një kastë e shkëlqyer aktorësh dhe një dramë e porositur enkas për skenën e teatrit “Bylis”, rinisën mbrëmjen e së martës netët magjike të artit të skenës në Fier.

Teatri “Bylis” iu nënshtrua rikonstruksionin të plotë nga Bashkia e Fierit. Në skenën e tij janë ngjitur trupat më të mira teatrore të vendit dhe të huaja./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!