Fier, nis puna për rehabilitimin e qendrës

schedule16:06 - 12 Tetor, 2018

schedule 16:06 - 12 Tetor, 2018

Ka 25 vjet që fierakët presin të shohin qendrën e qytetit, e cila është e mbuluar nga rrënoja dhe objektet e prishura. Siç raporton gazetarja e ABC Neës, tashmë projektin për rehabilitimin e qendrës së këtij qyteti ka nisur.

Për më shumë se 25 vjet pritën ta shohin qytetin të çliruar nga ndërtimet në anë të lumit. Gjashtë muaj me gërmadha dhe inerte në mes të Fierit, ishin po aq të gjata. Piketat e para po hidhen për të nisur projektin më të shumëpritur. Rehabilitimi i shtratit të lumit Gjanica dhe qëndrës së qytetit.

U deshën muaj të zhvendoseshin rrënojat e objekteve të rrëzuara me tritol, për fierakët kjo gjendje isht veç të tjerash edhe turpëruese. Të paktën 3 projekte u miratuan në 15 vjet nga bashkia për qendrën e qytetit. Asnjë nuk mund të zbatohej pa hedhur në erë ndërtimet mbi dhe në anë të lumit.

Qendra e Fierit u zaptua nga ndërtimet pa kriter dhe pa leje një pjesë e të cilave më pas u legalizuan. Prishja e tyre, i kushtoi 4 miliardë lekë taksapaguesve. Projekti i bashkisë parashikon një transformim rrënjësor të qendrës me një park të madh qëndror në anë të lumit Gjanica.

Globi i famshëm tashmë i kthyer në një objekt ironie, do të hiqet ndërsa stadiumi i lojërave me dorë do rindërtohet nga e para./abcnews.al