Një person i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Fierit.
Sipas policisë shtetasi i shpallur në kërkim ishte dënuar nga Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
“Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim E. T., banues në Patos, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/