Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Festat në Berat dhe Korçë, policia rrugore kontrolle me civilë, radarë dhe dronë

schedule16:27 - 20 Gusht, 2021

schedule 16:27 - 20 Gusht, 2021

Me nisjen e dy festave si ajo fetare në Malin e Tomorrit dhe ajo e birrës në Korçë, shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore Skënder Ismaili njoftoi sot për masat që u morën gjatë javës, dhe për ato që do të zbatohen në fundjavë.

Bëhet e ditur se Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në rrugë, me patrulla të lëvizshme të pajisura me mjete të paloguara, me alkooltestues, me kamera, dronë e aparate fotografik



Gjithashtu në akset kryesore Lushnjë-Skrapar dhe Elbasan-Korçë, janë instaluar radarë në pika të ndryshme me qëllim parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara. Njëkohësisht, patrullat e lëvizshme në këto akse, po ushtrojnë dhe do intensifikojnë kontrollet duke përdorur alkooltestuesit.

Ndërsa, nisur nga fluksi shumë i madh përgjatë gjithë sezonit turistik, e më i shtuar përgjatë fundjavave, Policia Rrugore ka instaluar radarë duke filluar nga rruga e Kombit, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë, Sarandë e Gjirokastër dhe ka rritur prezencën e patrullave rrugore të lëvizshme në këto akse, por edhe në qendrat urbane. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!