Festat, fluks emigrantësh/ Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

schedule13:49 - 29 Dhjetor, 2024

schedule 13:49 - 29 Dhjetor, 2024

Teksa vetëm dy ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, mijëra emigrant shqiptarë që jetojnë në Greqi, po kthehen në atdhe.

Nga Kakavija, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, i shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë Ilir Proda inspektuan situatën e lëvizjes së qytetarëve pranë pikës kufitare në Gjirokastër.
Gjatë kësaj vizite, ai është takuar edhe me përfaqësues së doganës greke me qëllim rritjen e bashkëpunimit për të krijuar lehtësi dhe shmangien e rradhëve ndaj emigrantëve që vijnë në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.
Teksa u pyet për shpërblimin e uniformave blu, për festat e fundvitii Ministri nënvizoi se shumë shpejt Këshilli i Ministrave do të miratojë projekt-vendimin.

Ministri Hoxha u ndal edhe ne bashkëpunimin me Frontex ku bëri me dije se falë këtij rakordimi është ulur ndjeshëm dhe kalimi i paligjshëm i shtetasve të ndryshim per kalimin e kufirit.
Pavaresisht se kjo ishte dhe fundjava e fundit e ketij viti,ne doganen e kakavijes nuk jane shenuar rradhe apo pritje te gjata. Gjate 24 oreve te fundit ne vendin tone kane hyre rreth 6200 shtetas.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!