Me festën e midhjes u hap sezoni turistik në Ksamil. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi u shpreh për rritje të turisteve të huaj, ndërsa theksoi se për t’u treguar mikpritjen festa të tilla do të jenë të pranishme gjatë gjithë sezonit turistik.
Këtë sezon turistik përgjate bregdetit do të ketë festa kulinarie dhe të traditës si një mënyrë për t’i treguar turistëve të huaj mikpritjen shqiptare.
Festa e midhjes çeli sezonin turistik në Ksamil.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit u shpreh se shumë shpejt do të fillojë edhe projekti “Smile Albania”.
Blendi Klosi foli edhe për rritje të numrit të turistëve çfarë do të thotë theksoi ministri, më shumë përgjegjësi për institucionet dhe bizneset.
Të pranishëm në çeljen e sezonit turistik në Ksamil ishte edhe kryebashkiakja e Sarandës Floriana Koka dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri./abcnews.al