Fermerët e Myzeqesë në protestë

schedule12:09 - 21 Tetor, 2019

schedule 12:09 - 21 Tetor, 2019

Fermerët e Myzeqesë protestuan përsëri për të tërhequr vëmendjen e qeverisë. Ata kërkojnë subvencionim të prodhimit në të kundërt  do të përshkallëzojnë protestat në çdo qytet të Shqipërisë.

Për të dytën herë brenda këtij muaji fermerët e Lushnjes kryen një marshim proteste. Tubimi nisi nga periferia drejt qendrës, duke u ndalur përballë institucioneve të pushtetit lokal.

Në thirrjet e tyre protestuesit kërkojnë subvencionim të prodhimit.

Ngritja e laboratorëve për analizat e tokës, rregullimin me ligj të tregtisë së prodhimeve bujqësore, vlerësim për produktet e humbura nga fatkeqësitë natyrore ishin disa nga kërkesat e tyre.

Nëse qeveria nuk reagon protestuesit paralajmërojnë përshkallëzimin e tyre në çdo qytet të Shqipërisë./abcnews.al