Fermerët e Lushnjes hedhin prodhimet në rrugë: Shteti u subvencionon naftën e pasanikëve, neve jo

schedule11:12 - 21 Shkurt, 2020

schedule 11:12 - 21 Shkurt, 2020

Fermerët e Lushnjes janë ngritur sot në protestë ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më parë duke kërkuar nga qeveria ndryshimin e skemës së subvencioneve.

Fermerët kanë hedhur prodhimet e tyre në shenjë proteste në rrugë. Ata janë shprehur se për herë të parë do të bëjnë të mundur që njerëzit me kollare të mos vendosin më për fatin e tyre.

Po ashtu ka pasur raportime se situata midis fermerë dhe punonjësve të policisë është tënsionuar. Kjo për shkak se policia nuk ka lejuar që femerët të bllokojnë rrugën.

Ata kanë thënë se nëse nuk ndryshojnë subvecione ndaj tyre do të detyrohen të ikin dhe ata nga vendi.

“Në Europë i lusin njerëzit që të merren me bujqësi, ndërsa këtu 15% e serave janë braktisur, për shkak se nuk ja vlen, pasi çmimi i nxjerrjes në treg të produkteve nuk justifikon shpenzimet. Ju lutem zoti kryeministër ktheni sytë nga bujqësia dhe uluni me sindikatën, në mënyrë që të zgjidhni problemet e fermerëve”, shprehet një banor, kurse një tjetër theksoi qeveria subvencionon naftën e pasanikëve, kurse për fermerët nuk gjen hapësira.

“Fermeri nuk është skllav, që të punojë për të ushqyer shoqërinë, dhe që të mos ketë mundësi që ushqejë veten. Vitin e kaluar në portet shqiptare vinin jahtet e pasanikëve, dhe mbusheshin me naftë që kushtonte 60 lekë litri, ndërkohë që ne paguajmë për traktorët naftë me çmim 1800 lekë litri”, u shpreh ai.