Quhet Mark, dhe është fëmija i fundit, shqiptar, që mori bekimin e Papa Franceskut të dielën e Pashkës. Në një lidhje skype nga Italia, Suela Precaj, e afërme me të voglin Mark, rrëfeu për “ABC e Mëngjesit” rrëfen emocionet e përjetuara në sheshin Shën Pjetër, ndërsa Papa bekoi nipin e saj.
“Mbesa kishte shprehur dëshirën ta cojmë në Vatican te Papa për t’u lutur për gjyshin e saj. Ia plotësuam dëshirën, ishte edhe dëshirë e jona të cojmë Markun e vogël në Vatican sepse nuk e kishim cuar më parë. Kur vajtëm në Vatican ditën e Pashkës, kishte shumë njerëz, ishim në një pikë në sheshin Shën Pjetër afër ballkonit ku pritej që të dilte Papa. Marku I vogël nisi të qajë shumë dhe na u desh të largohemi dhe të gjejmë një pikë tjetër, por rezultoi pika më e duhur, sepse na pa në sy dhe ndaloi para nesh duke bërë me shenjë ndaj Markut që t’i jepte bekimin. Ishte dicka që nuk e prisnim as nuk e imagjinonim.” tha ajo.
Fëmija i vogël tërhoqi vëmendjen e Papaës në sheshin Shën Pjetër, mes mijëra njerëzve të dielën e Pashkës. Ai mori bekimin e Atit të Shenjtë, një ditë para se ky i fundit të ndërronte jetë në moshën 88 vjecare./abcnews.al