Fëmija i fundit që Papa Françesku ka takuar në Vatikan është një foshnjë shqiptare e quajtur Hera Çoba, vajza e dy prindërve shqiptarë Emigrantë që jetonin në Gjemani.
Lajmi u dha në FaceBook nga Dom Gjergj Meta, i cili ka publikuar edhe videon që I është dhënë nga prindërit e Herës.
Pamjet emocionuse kanë bërë xhiron e rrjetit ndërsa Ati I Shenjtë shihet teksa prek vajzën e vogël në ballë që iu cua pranë makinës së tij nga rojet e sigurisë në Vatikan.
E diela e pashkëve shënoi edhe daljen e fundit publike të Papa Françeskut në Sheshin Shën Pjetri të Vatikanit.
Ati i Shenjtë përshëndeti Besimtarët nga Ballkoni përpara fjalimit të tij te Pashkës që u mbajt nga një Kardinalal ndërsa më pas me automjetin e tij përshëndeti besimtarët që ndodheshin në Vatikan.
Ati I Shenjtë ndërroi jetë një ditë më pas, të hënën në orën 7:35 të mëngjesit si pasojë e një goditje në tru dhe dështimit të Zemrës.