Një fëmijë i vogël duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje delikate kirurgjikale në zemës në spitalin Sant’ Orsola në Bolonja të Italisë. Por familja e tij, është kundë vaksinave, dhe prindërit e vogëlushit refuzojnë transfuzion gjaku nga dhurues të vaksinuar kundër Covid-19, sipas mediave të vendit.
Disa javë më parë prindërit i thanë mjekëve se nuk do të pranonin në asnjë rast, gjak nga dhurues të vaksinuar kundër Covid, për fëmijën e tyre. Ata do të pranonin vetëm nëse dhuruesi është i pavaksinuar. Madje ata bënë apel dhe në rrjetet sociale për të gjetur një dhurues gjaku mes personave no vax.
Spitali Sant’Orsola, në dakordësi me qendrën e transfuzionit të gjakut, e kundërshton një gjë të tillë pasi dhurimi i gjakut duhet të ndjekë një protokoll shumë të ashpër dhe të saktë, për të garantuar sigurinë.
Prindërit punësuan një avokat dhe cështja ka përfunduar në gjykatë e cila do të vendosë nëse ka të drejtë familja apo spitali.
/abcnews.al