Federata Turke jep dritën jeshile, Superliga rifillon më 12 qershor

schedule20:37 - 28 Maj, 2020

schedule 20:37 - 28 Maj, 2020

Pas Seria A dhe Premier League, tashmë edhe Federata Turke e Futbollit ka zbuluar se kur do të rikthehet Super Liga. Kështu elita e futbollit turk do të rifillojë në 12 qershor, por me masa të rrepta higjenike.

Edhe pse pandemia e Covid-19 vazhdon, disa shtete kanë lehtësuar masat shtrënguese. Ekipet kanë rifilluar stërvitjen dhe është çështje ditësh për ti parë në fushë.

Federata Turke ka menduar dhe për klubet, duke i lejuar trajnerëve plot pesë zëvendësime në vend të tre që lejohen. Turqia është një nga vendet më të rëndësishme për sa i përket futbollit, pasi në Stamboll do të zhvillohet dhe finalja e Champions League. /abcnews.al