“FDI Magazine” artikull për kryebashkiakun Erion Veliaj

schedule17:35 - 20 Gusht, 2018

schedule 17:35 - 20 Gusht, 2018

Pjesë e “Financial Times” revista “FDI” ka botuar një artikull kushtuar kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas një interviste me këtë të fundit, të cilin e identifikon si ambicioz në tentativën për të transformuar qytetin.

Revista FDI që botohet si pjesë e prestigjozes “Financial Times” dhe i kushtohet analizave të klimës së investimeve dhe koorporatave në sektorë të ndryshëm, ka botuar një artikull për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Artikulli, pasi bën një biografi politike të këtij të fundit, shpjegon ambiciet e kryebashkiakut për transformimin e kryeqytetit jo në një qytet modern, as antik, por një qytet të rinjsh. Sipas artikullit, Tirana po shtohet me 30,000 banorë në vit dhe është qyteti me mesataren më të re të moshës së tyre, 27 vjeç.

Gjatë invervistës dhënë për artikullin në fjalë kryebashkiaku thekson se publiku duhet të shohë çdo ditë nga një punë të kryer për të patur një sens progresi dhe shprese.

Njoftimi i shpërndarë nga zyra e medias pranë Bashkisë Tiranë nënvizon se artikulli në fjalë thekson  se Tirana “u rendit në 10 vendet e para për t’u vizituar në Evropë në 2018 nga guida e udhëtimit “Lonely Planet” dhe mori një çmim në Qershor 2018, për hapësirën më të mirë publike në Evropë nga Qendra për Kulturë Bashkëkohore e Barcelonës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!