Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Favoritët për të fituar Botërorin/ Prifti: Kryeson Spanja, CR7 kërkon të vendosë rekorde me Portugalinë

schedule20:35 - 11 Qershor, 2026

schedule 20:35 - 11 Qershor, 2026

Analisti Nertan Prifti vlerëson se Spanja hyn si favoritja kryesore për të fituar Kupën e Botës, bazuar si në parashikimet e kompanive të basteve ashtu edhe në analizat statistikore.

Sipas tij, mes skuadrave që konsiderohen pretendente për trofeun janë edhe Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia dhe Brazili, megjithëse Portugalia dhe Brazili nuk renditen në krye të listës së favoritëve.

Prifti u ndal edhe te kapiteni portugez, Cristiano Ronaldo, për të cilin tha se vazhdon të synojë rekorde të reja dhe mbetet i motivuar për të fituar Botërorin e parë në histori për Portugalinë.



“Ronaldo, me çmendurinë e tij, do të vendosë rekorde dhe shpreson që të fitojë Botërorin e parë për Portugalinë. Si Portugalia ashtu edhe Brazili nuk janë te favoritët kryesorë; favorite është Spanja. Është edhe sipas bookmaker-ëve, kompanive të basteve dhe kompanive të statistikave. Janë Franca, Anglia, Gjermania, Portugalia dhe Brazili. Një bankë investimesh amerikane kishte përdorur kompjuterin për të bërë një parashikim dhe ajo kishte zgjedhur Francën. Franca është ekipi më i shtrenjtë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!