Fauci: Pabarazitë racore gjatë pandemisë janë një “fenomen shumë shqetësues”

schedule10:16 - 17 Korrik, 2020

schedule 10:16 - 17 Korrik, 2020

Pabarazitë racore që janë përhapur gjatë pandemisë, veçanërisht për shkak të numrit më të lartë të rasteve dhe nivelit të vdekshmërisë në mesin e komuniteteve, janë një “fenomen shumë shqetësues”, tha të enjten Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë sëmundjeve infektive në SHBA.

“Ne duhet të veprojmë menjëherë, por gjithashtu ka disa gjëra që do të duhen dekada për t’u rregulluar”, tha Fauci gjatë një bisedë live më themeluesin dhe CEO-n e Facebook Mark Zuckerberg.

Ai tha se afro-amerikanët, latinët, amerikanët vendas kanë pozicione punë që nuk i lejon ata të punojnë nga distanca,duke i ekspozuar më tepër ndaj Covid-19.

“Nëse do të flasim për sëmundje ekzistuese që çojnë në rrezik infeksioni nga koronavirusi,  grupet minoritare kanë probabilitet  shumë më të lartë të infektohen se sa pjesa tjetër,” shtoi Fauci.

“Dhe këtu i referohem hipertensionit, mbipeshës, sëmundjeve kardiovaskulare, llojeve të tjera të sëmundjeve kronike të mushkërive apo edhe diabeti – këto janë sëmundjet që  ju rrezikojnë më shumë” .

Fauci tha se ka zgjidhje afatshkurtra për të adresuar një pjesë të problemit.

“Ajo që duhet të bëjmë  është të vendosim burime të nevojshme në grupet minoritare në mënyrë që ata të testohen, të kryhet gjurmimi i kontakteve lehtësisht dhe kushdo që ka nevojë, të marrë kujdesin e duhur përpara së sëmundja të përkeqësohet, “tha ai. Ai shtoi se kjo mund të bëhet “menjëherë” sidomos në zonat e prekura më shumë. Por kjo vetëm trajton një pjesë të problemit, tha ai.

“Përcaktuesit socialë që rrezikojnë grupet minoritare që të sëmuren nga diabeti, mushkëritë,  apo zemra janë ato gjëra që ne si shoqëri duhet t’i adresojmë dhe të angazhohemi me vite sepse kjo nuk është një çështje që mund të ndryshojë brenda natës, “tha Fauci.

“Por të paktën le të bëjmë disa gjëra që mund t’i rregullojmë tani, disa ndryshime në kujdesin shëndetësor dhe në testim. Ne mund ta bëjmë këtë gjë tani, “tha ai./abcnews.al