Rritja alarmante e rasteve në Indi gjatë javëve të fundit është një paralajmërim për SHBA-në nëse vendi nuk rrit nivelin e vaksinimeve.
“India dukej se e kishte në kontroll Covid por më pas shënoi raste rekord të infektuarish dhe viktimash” tha Fauci. “ Në momentin që ata menduan se çdo gjë mori fund, ata u rrëzuan”
Vendi hoqi kufizimet shumë herët dhe mesa duket kjo ndikoi në rritjen alarmante të rasteve.
Megjithëse SHBA ka vaksinuar 45% të të rriturve plotësisht në krahasim me Indinë, Fauci tha se vendi duhet të rrisë nivelin e vaksinimeve për të shmangur një valë tjetër të Covid si India.
” Mos e shpallni fitoren para kohe,” tha ai.
SHBA mbetet një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi. Vendi ka regjistruar 33,550,115 raste dhe 596,946 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al