Fauci: Arsyet e rritjes së infektimeve me Covid tek të rinjtë në SHBA

schedule14:52 - 8 Prill, 2021

schedule 14:52 - 8 Prill, 2021

Sipas Anthony Fauci, arsyeja pse numri i të rinjve me Covid është rritur në Shtetet e Bashkuara është pjesërisht për shkak të vaksinimit masiv të  moshuarve.

“Nëse do të bëjmë një llogaritje të thjeshtë, personat e moshuar janë më të mbrojtur nga koronavirusi në krahasim me të rinjtë,” tha Fauci për CNN.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, vuri në dukje se më shumë se 75% e personave mbi 65 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 në SHBA.

Ai tha se një numër faktorësh janë në lojë, duke përfshirë personat që janë në kontakt të vazhdueshëm me njeri-tjetrin. Shumica e të rinjve nuk respektojnë masat thelbësore, dhe kjo është një arsye tjetër  për infektimin masiv të tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!