Edhe opozita vijon lobimin ndërkombëtar për shpjegimin e aksionit të saj politik. Kreu republican Fatmir Mediu ka shpjeguar para asamblesë parlamentare të OSBE, se shqiptarët opozitarë protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, parime mbi të cilat qëndron ajo Asamble. Në Shqipëri protestohet kundër korrupsionit qeveritar, krimit të organizuar dhe bashkëpunimit të qeverisë me krimin, për të mbajtur pushtetin, ka theksuar Mediu.
Kreu i republikanëve ka thënë se nëse dikush do të luante me Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, kjo do të përbënte shqetësim të madh. Nëse Gjykata e Lartë nuk do të punonte, ky do të ishte një alarm i madh në SHBA.
Mediu tha para diplomatëve ndërkombëtarë se shqiptarët kërkojnë një qeveri tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kreu i Partisë Republikanë, Fatmir Mediu në asamblenë e OSBE-së, gjatë fjalës së tij para diplomatëve të huaj vuri theksin tek qëllimi i kauzave të opozitës. Sipas Mediut shqiptarët dhe opozita protestojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kjo Asamble qëndron mbi këto parime.
Protesojnë kundër korrupsionit qeveritar, krimit të organizuar, bashkëpunimit të qeverisë me krimin, për të mbajtur pushtetin, shtoj me tej Mediu.
Në fjalën e tij në asamblenëe OSBE-së, Fatmir Mediu tha se në Shqipëri protestojnë për respektimin e Kushtetutës, pavarësinë e gjyqësorit. Sipas kreut të Partisë Republikane, nëse dikush do të luante me Gjykatën Kushtetuese në Gjermani, kjo do të përbënte shqetësim të madh.
Nëse Gjykata e Lartë nuk do të punonte, ky do të ishte një alarm i madh në SHBA. Mediu tha para diplomatëve ndërkombëtarë se shqiptarët kërkojnë një qeveri tranzitore, që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në vëmendjen e Fatmir Mediut në Asamblenë e OSBE-së ishte edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi, ku sipas tij ndryshimi i kufijve, apo loja për shkëmbimin e territoreve, do të rikthejë konfliktet në Ballkan dhe do të zgjojë konfliket e vjetra./abcnews.al