Fatalitetet nga COVID, Berisha: Në Shqipëri do të ketë 12 mijë të vdekur deri në fund të vitit

schedule22:52 - 10 Shkurt, 2021

schedule 22:52 - 10 Shkurt, 2021

1503 shqiptarë kanë humbur jetën nga lufta me koronavirusin që nga fillimi i pandemisë një vit më parë. Por ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e sotme duke kritikuar strategjinë e qeverisë Rama, tha se në Shqipëri vala e vdekjeve ka një revansh të papërmbajtur.

Sali Berisha u shpreh në “Opinion” se me këtë revansh, Shqipëria do të përfundojë në fund të vitit, jo me 6 mijë, por të paktën 10-12 mijë vdekje.

Në 6 muaj në Shqipëri vdiqën 6049 qytetarë më shumë se 5 vite të tjera mesatare të marra së bashku. Çfarë kemi të bëjmë? Këtu janë dy gjëra. Tani ka studime të shumta.

E para, vdekshmëria për ata që bëjnë diagnoza të sakta, për SHBA, Belgjikë, etj, vdekshmëria e tepërt nuk ka një diferencë shumë të madhe me vdekshmërinë nga COVID, 10%-15%, por jo një diferencë 500%.

Çfarë ka tjetër fatalitet këtu? Vetëm këto tre ditët e fundit ka pasur 10 vdekje më shumë në Shqipëri se 5 muajt e parë, deri në datën 31 maj, ka një revansh. Për tre ditët e fundit ke 43 vdekje.

Deri në 31 maj ke pasur 33 vdekje, sot nga pardje deri sot ke fiks 43 vdekje nga COVID. Me këtë revansh të papërmbajtur të valës së vdekjeve, Shqipëria do të përfundojë në fund të vitit, jo me 6 mijë, por të paktën 10-12 mijë vdekje” tha Berisha./ db/ Abcnews.al