Farmacitë në New York do të kryejnë teste për COVID-19

schedule11:04 - 27 Prill, 2020

schedule 11:04 - 27 Prill, 2020

Shteti i New York, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA do të lejojë farmacitë që të kryejnë teste për COVID-19, tha guvernatori i këtij shteti.

Guvernatori Andrew Cuomo tha se rreth 5 mijë farmaci do të kryejnë teste, me qëllim brenda një dite, farmacitë të arrijnë të kryejnë 40 mijë teste.

Coumo tha se edhe testet për antitrupa tashmë do të kryhen në katër spitale të New York.  Sipas guvernatorit, në New York ka filluar të bie numri i personave që janë shtruar në spital si pasojë e koronavirusit, megjithatë ai u bëri thirrje njerëzve që të vazhdojnë të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.

Shtetet e Bashkuara kanë 987,322 mijë raste të konfirmuara me COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi dhe  55,415 mijë të tjerë kanë vdekur. Pothuajse një e treta e vdekjeve nga virusi ka ndodhur në qytetin e New York./abcnews.al