Fanellat më të shitura të klubeve të futbollit, kryeson Bayern, ja “top 10” skuadrat

schedule22:30 - 26 Janar, 2022

schedule 22:30 - 26 Janar, 2022

5 ligat kryesore të kampionateve europiane, kanë edhe skuadrat që në përbërjen e tyre kanë lojtarë yje si: Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Mohamed Salah, Kylian Mbappe, Karim Benzema apo edhe Erling Haaland.

Shumë tifozë janë të prirur të blejnë fanellat e lojtarëve të tyre të preferuar dhe kjo ka bërë që shumë klube të sheshin fanellat e tyre në numra rekord, që do të thotë më shumë të ardhura në arkat e klubeve duke i ndihmuar këta të fundit kryesisht në periudhën e pandemisë.

Në Itali, Spanjë, Francë, Angli dhe Gjermani janë edhe skuadrat që kanë numrin më të lartë të uniformave të shitura.

Sipas një studimi të “Euromerica Sport Marketing”, një kompani e specializuar në matje dhe e certifikuar nga FIFA , ka renditur Bayern Munichun si klubin që ka shitur më së shumti fanella, me rreth 3.2 milionë copë.

Në vend të dytë është Real Madridi, me rreth 200 mijë fanella të shitura më pak. Liverpool mbyll podiumin, pasi The Reds kanë shitur 2.4 milionë fanella gjatë vitit të kaluar.

Manchester United, Juventus dhe Barcelona ndajnë vendet, katër, pesë dhe gjashtë.

Renditja mbyllet nga klube si Chelsea, Borussia Dortmund, PSG dhe Man City, që të gjitha mbi 1 milion të shituara. Analiza është kryer nga janari 2020 deri në janar 2021.

Fanellat më të shitura të futbollit – 10 klubet më të mira

Bayern Munich (Gjermani), 3,250,000

Real Madrid (Spanjë), 3,050,000

Liverpool (Angli), 2,450,000

Manchester United (Angli), 1,950,000

Juventus (Itali), 1,420,000

Barcelona (Spanjë), 1 340 000

Chelsea (Angli), 1,310,000

Borussia Dortmund (Gjermani), 1,222,000

PSG (Francë), 1,180,000

Manchester City (Angli), 1,087,000

/f.a/abcnews.al