Familja Greku mund të ishte gjallë: Vëllai thotë se e ndjenë tërmetin e parë, por nuk dolën jashtë

schedule16:17 - 4 Dhjetor, 2019

schedule 16:17 - 4 Dhjetor, 2019

Pëllumb Greku, bashkëshortja dhe djali i tij mund të ishin në jetë, nëse do të kishin dalë jashtë pas tërmetit të parë të 26 nëntorit. Bujari, tregon për “ABC News” se i vëllai ishte zgjuar dhe në merak për familjarët e tjerë i kishte telefonuar, por nuk kishte dalë jashtë nga banesa. Familjarët e viktimave i kërkojnë qeverisë ndërtimin e banesave për t’u kthyer në Thumanë, aty ku prehen të dashurit e tyre.

Bujar Greku është vëllai i Pëllumbit që humbi jetën me bashkëshorten e tij dhe djalin nga tërmeti në Thumanë. Ai pi papushim cigare dhe tregon me zë të mekur se vëllai mund të kishte shpëtuar nëse do kishte dalë jashtë pas tërmetit të parë, pasi ai e ndjeu atë të orës 2.50 në mesnatë. Siç rrëfen Bujari, Pëllumbi filloi të bëhej merak dhe i mori të gjithë në telefon. Por tërmeti tjetër ai i një ore më pas ishte fatal për të.

Bujari ka nisur të përmbajë veten dhe përpiqet të bëhet i fortë se i duhet të kujdeset për dy familje. Po a do familja e tij të kthehen pas? Në fakt vetëm Bujari nuk do të braktisë rrënjët. Për këtë tragjedi në familjen Greku, ka folur dhe kushëriri i Pëllumbit që tani ka një arsye më shumë që të mos ikur nga Thumana./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!