Falsifikimi i dokumenteve/ Një nga laboratorët pranë Prokurorisë së Përgjithshme

schedule15:44 - 17 Maj, 2018

schedule 15:44 - 17 Maj, 2018

Zbulohet një tjetër bazë që falsifikonte viza dhe pasaporta për të dërguar emigrantë të paligjshëm, në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ndodhet pranë zonës së 9-katëshve fare pranë organit qëndror të akuzës. Studio “Alushani” ishte në pronësi të Ismail Alushanit i prangosur nga policia.

Shumë pranë qendrës së Tiranës dhe në krah të Prokurorisë së Përgjithshme ndodhet një bazat laboratorike e zbuluara nga policia, e cila falsifikonte pasaporta dhe viza.

Në pronësi të Ismail Alushanit, një nga 17 të prangosurit e uniformave blu gjatë operacionit të koduar “272”, studio “Alushani” kishte vite që ushtronte këtë aktivitet, duke u maskuar shumë mirë edhe pse ndodhet fare pranë institucionit të rëndësisë së veçante.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal ka kaluar mbi 200 persona në mënyrë të parregullt drejt SHBA, Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Por ky numër dyshohet se mund të jetë disa-fish më i madh, pasi hetimet në Shqipëri kishin filluar në 2016-n, ndërsa në Greqi në 2014-n.

Dy efektivët e policisë dolën rastësisht si anëtarë të grupit kriminal. Emrat e Entela Çalës dhe Arjan Ukut, ishin përmendur gjatë bisedave telefonike nga krerët e bandës, Gentian Stojku e Ilir Myrtaj si garantë tek shefat e tyre në Greqi. Pavarësisht kësaj, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pranë Ministrisë së Brendshme, ka dyshime se mund të jenë përfshirë edhe disa efektivë të tjerë të policisë, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

ABC News publikoi të mërkurën një përgjim i kryer ndëmet Arjan Ukut dhe bashkëjetuesit të Entela Çalës, të cilët komunikonin me mesazhe ndëmjet tyre. Ky i fundit i kërkon llogari Ukut se, përse po vonohen porositë që ai kishte bërë, duke i lënë edhe vendin e takimit për t’i dhënë parat.

Grupi i strukturuar kriminal përbëhej në total nga 41 anëtarë, 24 prej te cilëve të prangosur në Dhjetor në Greqi. Bazat laboratorike që klononin pasaporta dhe viza të Bashkimit Europian, ndodheshin të gjitha në Tiranë. Po kështu, edhe 7 laboratorë u zbuluan nga policia greke në shtetin fqinj./abcnews.al