Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Falja e borxheve me kusht/ Tatimet: 30 qershori, afati i fundit për subjektet

schedule14:30 - 30 Qershor, 2026

schedule 14:30 - 30 Qershor, 2026

30 Qershori është afati i fundit për  ata biznese apo individë që duan të përfitojnë nga falja me kusht e detyrimeve të prapambetura tatimore e doganore.

Administrata Tatimore thekson se Për detyrimet tatimore që i përkasin periudhës 2015–2019, subjekteve u jepet mundësia e pagesës së  50% të detyrimit kryesor dhe nga ana tjetër përfitojnë fshirjen  50%  të  borxhit të mbetur, si dhe faljen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave.

për të përfituar nga ligji është e nevojshme gjithashtu që deklaratat e padorëzuara deri më 31.12.2024 duhet të dorëzohen brenda datës 30 Qershor 2026.



Pas këtij afati ekziston edhe një mundësi  në bazë të së cilës duhet të realizohet  pagesa  75% e principalit brenda datës 31 dhjetor 2026, për të përfituar faljen e 25% të detyrimeve të mbetura dhe të gjitha gjobave e kamatëvonesave.

Skema e faljes fiskale është një nga nismat më të mëdha të ndërmarra vitet e fundit për pastrimin e stokut të detyrimeve të vjetra tatimore dhe për lehtësimin e barrës financiare të bizneseve dhe individëve.

Nga të dhënat e deritanishme rezulton se janë fshirë mbi 91 milionë euro borxhe të vjetra .Administrata Tatimore ka bërë me dije se mbi 105 mijë tatimpagues kanë përfituar nga kjo nismë ndërsa Borxhet kanë qenë kryesisht gjoba të vendosura nga inspektorët përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!