Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fadromat në Parkun e Valbonës/ Aksioni i IKMT shemb 20 objekte betoni pa leje në 2 ditë

schedule13:05 - 13 Shtator, 2025

schedule 13:05 - 13 Shtator, 2025

Shembja e ndërtimeve të paligjshme ka vijuar në Parkun Kombëtar të Valbonës.

Në dy ditë  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  me mbështetjen e Policisë së Shtetit  ka shembur 20  objekte.

Të enjten u prishen 8 ndërtesa me beton arme ndërsa 12  ngrehina dhe struktura prej betoni të ndërtuara pa leje u shembën  të premten.



Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit  thotë se do të vijojë të evidentoi  dhe të godasë  pa ndërprerje paligjshmërinë  duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura.

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi nga Thethi me prishjen e godinave me  strukturë druri dhe beton  duke u shtrirë më pas në të gjithë vendin.

Sipas  kryeministrit  aksioni ndaj paligjshmërisë nuk do të ndalet  ndërsa hapësirat  e përbashkëta  do të  lirohen nga zaptuesit e do ti kthehen  publikut.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!