Evis Kushi e paditi për shpifje, Albana Vokshi shpallet e pafajshme

schedule12:12 - 9 Dhjetor, 2022

schedule 12:12 - 9 Dhjetor, 2022

Deputetja Albana Vokshi është shpallur ditën e sotme e pafajshme nga Gjykata pas padisë që i ishte bërë për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Këtë vendim, Vokshi e cilësoi si një sinjal të mirë që vjen nga drejtësia në një deklaratë për mediet.

Vokshi: E prisja, Gjykata sot foli dhe më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushit. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Ka ardhur koha që drejtësia të përballen me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti.

Evis Kushi të japë dorëheqjen sot edhe pas këtij vendimi, ka ardhur koha që shqiptarët të marrin në duart e tyre fatet e tyre dhe të fëmijëve. Shkatërrimi i arsimit nuk ka pasoja vetëm për të sotmen, por për të ardhmen, ndaj ka ardhur dita që të gjithë të bashkohen për të ndalur këtë qeveri të korruptuar, antishqiptare. Ftoj çdo prind, student e të ri, që të bashkohen me përpjekjet tona.

Vokshi u padit nga ministrja Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve të cilat dolën para provimeve, duke e cilësuar si shpifje./Abcnews.al/