Eurostat: Shqipëria vendi me të ardhurat dhe konsumit më të ulët në Europë gjatë 2019

schedule16:32 - 18 Qershor, 2020

schedule 16:32 - 18 Qershor, 2020

Shqiptarët mbeten populli më i varfër në Europë dhe në rajon. Eurostat ka bërë një vlerësim të nivelit të ardhurave dhe konsumit për vitin 2019 .

Shqipëria renditet  e fundit  duke pasur të ardhura vetëm  sa 31 %  e  mesatares së të ardhurave në vendet e Bashkimit  Europian.

Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT shqiptarët punojnë kryesiht për tu ushqyer pasi Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike, rezulton se është me vlerë mesatare prej 33.436 lekëdhe  zë një peshë prej 44,0 %  të gjithë buxhetit familjar.

 

Nëngrupet që zënë peshën kryesore në shpenzime janë produkte më të domosdoshme të shportës ku përmendim, mish ,qumësht me nënproduktet e tij,vezë bukë e ndjekur nga perimet dhe frutat.

Shpenzimet që i duhen një familje mesatare në vend rezultojnë të jenë më të larta se rroga minimale e cila është 26 mijë lekë. Ndërkohë sipas vlerësimeve të Eurostat e vendet e rajonit  kanë një nivel më të lartë të ardhurave se shqiptarët  e si rrjedhojë edhe të konsumit.

Mali i Zi  është vendi që ka mirqënien më të lartë të qytetarëve  në rajon, e cila vlerësohet   50% e  mesatares së vendeve të Bashkimit Europian e ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia. Shqetësim mbetet edhe fakti se të ardhurat  që marin qytetarët shqiptarë  mbeten disa herë më të ulta se në vendet e BE dhe ky nivel nuk ka përmirësim që prej disa vitesh.

Luksemburgu është shteti që ka mirqënien  më të lartë, 35% mbi mesataren e BE-së, Gjermania rreth 23% më lart, e ndjekur nga Austria, Danimarka e Belgjika.Ndërkohë  fqinjët tanë Greqia dhe Italia janë renditur nën mesataren e vendeve të Bashkimit Europian./abcnews.al