Një grup kriminal prej të paktën 40 shqiptarësh janë nën hetim nga Europoli dhe nga policia jonë, ajo franceze dhe gjermane. Grupi dyshohet se ka kryer disa dhjetra vjedhje te bujshme në Francë dhe Gjermani, duke arritur të shkaktonte një dëm prej të pakten 500 mijë euro.
Një grup shqiptarësh të dyshuar për disa dhjetra vjedhje në Francë dhe Gjermani ka bërë bashkë në një operacion të përbashkët policinë gjermane, atë franceze, shqiptrare dhe Europolin. Grupi kriminal kishte banesat target të vjedhjeve të bujshme që ngritën në këmbë 4 polici, dhe antaret e tij dyshohen se kanë përfituar rreth gjysëm milioni euro si pasojë e këtyre goditjeve kriminale, pa anashkaluar dhe efektin e rende psikologjik të krijuar tek viktimat e grabitjeve të tyre. Sipas një njoftimi të berë public nga policia shqiptare dhe europoli, oficerët e policisë shqiptare në bashkëpunim me homologët e tyre gjermanë dhe francezë dhe me mbështetjen e Europolit, javën e kaluar kontrolluan një numër të madh pronash në Shqipëri dhe arrestuan një shtetas të dyshuar se i përkiste një grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar.
Hetimi u nis nga autoritetet gjermane në Offenburg në gusht a2017, pasi një grup i krimit të organizuar shqiptar ra në rrjetën e tyre, për kryerjen e një numri vjedhjesh banesash në jug të Gjermanisë.
Në të njëjtën kohë, xhandarmëria franceze po hetonte gjithashtu një grup kriminal shqiptar përgjegjës për më shumë se 45 vjedhje banesash në Francë. Më pas u bë e qartë se të dy autoritetet ato gjermane dhe franceze, po hetonin të njëjtën organizatë kriminale e cila ishte aktive në të dy vendet njëkohësisht. Në fillim të vitit 2018 u arrit në përfundimin se të dyshuarit nën hetim nga xhandarmëria franceze, i kishin zgjeruar aktivitetet e tyre kriminale në Gjermani. Bazuar në këtë zhvillim të ri, autoritetet gjermane të zbatimit të ligjit në Offenburg, morën masa dhe arrestuan në janar të këtij viti 3 shtetas shqiptarë, të dyshuar si pjesë e këtij grupi të krimit të organizuar. Xhandarmëria franceze në Paris arrestoi një anëtar tjetër i këtij grupi, në mars 2018. Në fazën e fundit të këtij hetimi, Task – Forca “Anti Skifter” e policisë shqiptare, ka kontrolluar në fillim të korrikut nëntë apartamente, bare dhe restorante në Tiranë, e mbështetur në vendngjarje nga ekspertë të Europolit, Xhandarmëria Franceze dhe selia qendrore e policisë në Offenburg. Si rezultat, një i dyshuar si pjesëtar i të njëjtit grup u arrestua në Kukës, dhe u gjetën disa sende të çmuara që besohej se ishin rezultat i vjedhjeve të ndryshme. Hetimet tashmë kanë identifikuar anëtarët e tjerë të këtij grupi të lëvizshëm të krimit të organizuar, që besohet se përfshin mbi 40 vetë të cilët veprojnë si në Francë ashtu edhe në Gjermani.