Euroliga, eleminohen kampionët/ Panathinaikos mundet nga Fenerbahçe në Abu Dabi

schedule13:49 - 24 Maj, 2025

schedule 13:49 - 24 Maj, 2025

Do të kemi një kampion të ri.

Euroligën pritet ta fitojë një superfuqi turke, ose një fuqi e re franceze, ndërsa skuadrat tradicionale dështuan që të gjitha.

Fenerbahçe, gjithashtu ish-kampione e Europës, eliminoi kampionen në fuqi të Europës në basketboll për meshkuj, Panathinaikosin, me fitoren 82-76, dhe do të synojë titullin.

Gjigandi nga Turqia ishte gjatë gjithë kohës në epërsi ndaj grekëve në Arenën e Abu Dabit, ku ishte vendosur të mbahej këtë herë katërshja finale.

Amerikani Holl me 18 pikë udhëhoqi Fenerbahçen, ndjekur nga Biberoviç me 15 pikë e Mekkallëm me 13.

Turqit patën epërsi në topat e kapur në tabela, e sidomos në asistë, që tregoi organizimn më të mirë të lojës dhe gjuajtje më të sakta.

Për Panathinaikosin nuk mjaftoi turku Xhedi Osman, më I miri në fushë me 22 pikë e 6 topa në tabela, ndërsa amerikani Nan shtoi 19 pikë.

Nan u shpall edhe lojtari më I mirë I fazës së rregullt të Euroligës.

Në gjysmëfinalen tjetër patëm një të papritur më të madhe.

Monako, një ekip krejt pa traditë, mundi Olimpiakosin e madh grek, 78-68.

Pas një fillimi të ekuilibruar, francezët u shkëputën gradualisht, por me vendosmëri.

Ata ishin shumë më të saktë, por ashtu kapën më shumë topa në tabela dhe dyfishin e asisteve.

Alfa Diallo ishte numri 1 me 22 pikë, 6 topa në tabela e 3 asistë, ndërsa për grekët shkëlqeu francezi Furnie, që shënoi 31 pikë.

Finalja mes Fenerbahçes dhe Monakos do të luhet të dielën në orën 19:00 sipas kohës europiane. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!