Eurodeputeti: Rama duhet të presë “Venecian” për Kodin Zgjedhor

schedule16:08 - 26 Tetor, 2020

schedule 16:08 - 26 Tetor, 2020

Reporteri për Shqipërinë në parlamentin Evropian, David Lega, bën thirrje që kryeministri Edi Rama të konsiderojë opinionin e Komisionit të Venecias për kërkesën e Presidentit Ilir Meta, për Kodin Zgjedhor.

Lega, reagon pas komisionerit Oliver Varhelyi, ndërsa shton se pritja e opinionit do të ishte një qasje demokratike nga parlamenti dhe qeveria shqiptare.

“Parlamenti dhe Kryeministri duhet të presin “Venecian”, kjo do të ishte qasja demokratike”, shprehet ai.

“Pajtohem me Komisionerin, Oliver Varhelyi. Parlamenti dhe Kryeministri Rama duhet të presin për opinionin e Komisionit të Venecias, që do të ishte qasje demokratike. Zgjedhje të lira dhe të drejta në prill të 2021 në  Shqipëri”, shkruan ai,.

/abcnews.al/