“Ethet” e Vettingut kapin prokurorët e Krimeve të Rënda

schedule16:55 - 7 Shtator, 2018

schedule 16:55 - 7 Shtator, 2018

Në prag të përfundimit të listës 57 anëtarëshe të gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan me përparësi Vettingut, “ethet” kanë kapur prokurorët e Krimeve të Rënda. KPK i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme të marrë masa për hedhjen në short të emrave të tyre.

Kur kanë mbetur vetëm pak emra nga lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që iu nënshtruan me përparësi procesit të Vettingut, duket se nuk do të jetë e largët kur prokurorët e Krimeve të Rënda do të kalojnë në filtrat e tij.

Ndonëse me herët është hedhur shorti, prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, titullarët e gjykatave dhe prokurorive dhe këshilltarët e Gjykatës së Lartë, të mërkurën KPK i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshmë të marrë masa për hedhjen në short të emrave të prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Burimet të rezervuara nuk përjashtuan mundësinë që kjo kategori t’i nënshtrohet më parë procesit të Vettingut. Paralelisht Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procesin e vlerësimeve profesionale për prokuroret e Krimeve të Rënda.

Nga lista e subjekteve të vetuara me përparësi, për shkak të kandidimit të tyre në organet e reja të Reformës, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe Inspektorin e Lartë kanë mbetur pa u kaluar në Vetting pesë subjekte. Ata janë kandidatët për KPL, Ramadan Troci, Besnik Cani dhe Shpëtim Kurti, kandidati i KED, Kastriot Selita dhe kandidatja për Inspektorin e Lartë të Drejtëisë, Marsida Xhaferrllari.

Deri më tani para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë dalë 48 gjyqtarë dhe prokurorë, nga të cilët 27 janë konfirmuar në detyrë, ndërsa 21 të tjerë janë shkarkuar nga detyra. Ndërkohë, për pesë gjyqtarë e prokurorë është ndërprerë procesi i rivlerësimin dhe për 8 të tjerë është pushuar. 

 

/abcnews.al