Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, shpresoj të dëgjohemi

schedule23:16 - 5 Qershor, 2023

schedule 23:16 - 5 Qershor, 2023

KOSOVË- I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në Kosovë ka ardhur si përkrahës i madh i shtetit të Kosovës. Ai ishte i qartë për palën e Kosovës duke thënë se kërkesa e vetme është që të dëgjohet komuniteti ndërkombëtar.

“Është një unitet i madh transatlantik, mes SHBA-së, BE-së e NATO-s, që ka paraqitur kërkesat e njëjta. Shpresoj të dëgjohemi. Jemi në fillim të misionit. Një gja dua të them, erdha këtu si përkrahës i madh i Kosovës. Dam më të mirën për Kosovën, të arrijë të gjitha aspiratat. Jemi përkrahësit më të mëdhenj të sigurisë suaj, pavarësisë, sovranitetit, e integritetit territorial tuaj. Po kërkoj vetëm të dëgjohemi”, tha Escobar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ai nënvizoi faktin se e respekton Qeverinë e Kosovës dhe strukturën Kushtetuese të saj. Sipas tij, ka përpjekje pët të gjetur një formulë për “harmoni mes grupeve etnike”. Gjithashtu Escobar ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan nga protestuesit e dhunshëm serbë. Si pasojë e sulmit 30 ushtarë të KFOR u lënduan, sulme këto, të cilat u dënuan me ashpërsi nga strukturat euro-atlantike/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!