Ermonela Felaj: Opozita ka dalë nga logjika e rregullave

schedule17:40 - 13 Maj, 2019

schedule 17:40 - 13 Maj, 2019

Deputetja e PS-së Ermonela Felaj ka komentuar protestën që pritet të mbajë opozita pasditen e sotme. E ftuar në ABC News, deputetja socialiste ka sulmuar ish-kolegët opozitar, të cilët janë shprehur se nuk do marrin lejë për të protestuar. Policia e Shtetit thuhet se nuk i ka dhënë leje opozitës për të protestuar, por ish-deputet  janë shprehur se kjo gjë nuk i pengon. Sipas Felajt ish-kolegët opozitar jo vetëm që kanë dalë nga sistemi por edhe nga logjika e rregullave.

Mirela Milori: Protesta e sotme nuk është marrë leje nga policia. Çfarë parashikon ligji për këtë moment?

Ermonela Felaj: “Ligji dënon zhvillimin e çdo lloj tubimi pa leje nga Policia e Shtetit. Ne kemi ligjin për zhvillimin e tubimeve por kemi edhe Kodin Penal që në të dyja raste ndëshkohen zhvillimet e tjera. Megjithatë i kam parë qartësisht ish-deputet e PD-së që dalin nëpër ekrane dhe shprehen që ne nuk kemi nevojë të marrim leje. Nuk e di ça emri mund t’i vë kësaj në fakt. Por duke dalë nga sistemi kanë dalë komplet edhe nga logjika e rregullave që funksionojnë në një shoqëri të qytetëruar”./abcnews.al