Erion Veliaj goditet me vezë

schedule14:22 - 14 Qershor, 2018

schedule 14:22 - 14 Qershor, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa bëhej gati të hynte në takimin me artistët për të diskutuar rreth projektit të Teatrit Kombëtar kur një i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike e goditi me vezë.

Kryebashkiaku i shmanget goditjes, ndërsa truprojat e tij ndërhyjnë dhe largojnë të riun. Kryetari i Bashkisëë komentoi me batutë këtë moment gjatë, ndërsa diskutonte me artistët.

“Edhe sot dolët huq. Erdhët me vezë, s’kishit nishan. Me atë nishan që ju ka çuar Luli s’keni gjë në terezi. Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë. Ushtrohuni pak më shumë”.

/abcnews.al