Erë, rritje temperaturash dhe vranësira, si parashikohet moti për ditën e tretë të vitit

schedule07:15 - 3 Janar, 2022

schedule 07:15 - 3 Janar, 2022

Republika e Shqipërisë do të karakterizohet nga kushtet e motit të kthjellët deri pak pas mesditës kur në zonat përgjatë kufirit lindor do të ketë shfaqe të vranësirave kalimtare. Sipas MeteoAlb parashikohet që gradualisht vranësirat të përfshijnë të gjithë vendin tonë duke lënë me kthjellime vetëm rajonin jugor.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat minimale  por ulen në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 1°C ndërsa mesdita deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë  me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova; Vijojnë kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jenë prezente në Kosovë në pjesën e parë të ditës. Por parashikohet që pasditja te sjelle largim të vranësirave duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Maqedonia e Veriut; Repubika e MV deri në orët e pasdites do të jetë ne mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të spostohen drejt kufirit jugor duke lënë pjesën tjetër të venit me kthjellime.

Rajoni dhe Europa; Rajoni i Ballkanit dhe Gadishulli Iberik do të mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Por në Europën Qëndrore dhe Britanin e Madhe vranësirat e shpeshta do të sjelli reshje shiu, KU here pas here do të jenë të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa prej disa ditësh vendet nordike dhe Lindja e kontinentit vijojnë të jenë me reshje të shumta dëbore. /abcnews.al