Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mirëpritur marrëveshjen kornizë mes SHBA-ve dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës mes tyre.
Ai e cilësoi atë si një hap të rëndësishëm drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.
Erdogan vlerësoi rolin ndërmjetësues të Pakistanit në arritjen e marrëveshjes. Po ashtu, ai përmendi edhe kontributin diplomatik të Katarit dhe Arabisë Saudite në proces.



