Erdogan: Operacionet e ushtrisë turke në Siri do të zgjaten deri në Irak

schedule12:47 - 26 Janar, 2018

schedule 12:47 - 26 Janar, 2018

Turqia do të vazhdojë ofensivën kundër kurdëve në Siri deri në kufirin me Irakun. Kjo u bë e ditur nga presidenti Erdogan, i cili theksoi se do të ketë betejë deri në eleminimin e terroristit të fundit. Por ky zgjatim I ofensivës mund të sjellë përplasje me ushtrinë amerikane në Siri.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan premtoi se do të largojë militantët kurdë përgjatë kufirit mes Turqisë dhe Sirisë. Gjatë një takimi në selinë e partisë së tij në Ankara, Kreu i Shtetit nënvizoi se do të zgjasë operacionin ushtarak në veriperëndim të Sirisë deri në lindje të kufirit me Irakun. Ofensiva e Turqisë në provincën Afrin kundër milicisë Kurde YPG, të cilën e shikon si kërcënim për sigurinë, ka hapur një fornt të ri në luftën civilë Siriane dhe ka trazuar mardhëniet me aleatët në NATO si dhe me Uashingtonin. Madje pati dhe një paralajmërim se mund të ketë përplasje mes forcave aleate.

Rojters shkruan se vazhdimi I ofensivës deri në lindje së Sirisë në Manbixh, mund të sjellë një konfrontim me ushtarët amerikane që janë të pozicionuar atje. “Operacioni Dega e Ullirit do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit të tij. Ne do të pastrojmë Manixhin nga terroristët. Betejat tona do të vazhdojnë deri sa të mos ketë mbetur asnjë terrorist në kufirin me Irakun”, tha Erdogan.

Çdo avancim i forcave turke drejt Manbixh, që kontrollohet nga kurdët, do të kërcënojë përpjekjet e SHBA-së në veri-perëndim të Sirisë. Më herët Ankaraja I bëri thirrje Uashingtonit që të ndalojë mbështetjen për luftëtarët YPG, pasi në të kundërt rrezikojnë konfrontimin me ushtrinë turke. Qeveria e presidentit Erdogan ka propozuar një zonë të sigurtë me Shtetet e Bashkuara përgjatë kufirit me Sirinë, por ministri i Jashtëm Mevlut Çavushollu tha se fillimisht duhet të vendose besimi ndërmjet dy vendve.

“Nëse do të luftojmë kundër terrorizmit, këtë duhet ta bëjmë së bashku”, u shpreh presidenti Erdogan duke nënvizuar se në të kundërtën Turqia e zhvillon vetë luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë, Uashingtoni i shikon luftëtarët kurdë të YPG si partner efektivë në luftën kundër ISIS në Siri, ndërsa Ankaraja i konsideron ata një zgjatim i Partisë Punëtore të Kurdistanit. Kjo forcë politike prej dekadash vazhdon përpjkjet për autonomi dhe shpeshherë janë kryer sulme kundër policisë dhe ushtrisë së Turqisë./abcnews.al